Warner Bros me ne fund do te realizoje endrren qe heroi shqiptar te perjetesohet ne nje realizim madheshtor kinematografik te papare deri me sot
Bota ka shtatë sheshe me emrin e Skënderbeut, shtatë buste në kryeqytetet kryesore dhe emri i Heroit Kombëtar është në të gjitha enciklopeditë botërore. Por tashmë, figura e tij pritet të lidhet me një film që do të dalë nga studiot e prodhimit të Hollivudit. Projekti që prej kohësh diskutohet në Shqipëri, duket se do të marrë udhë shumë shpejt nga kompania prestigjioze “Warner Bros”. Shqiptarë të diasporës dhe komunitetit shqiptar në Amerikë prej kohësh kanë ndërmarrë një fushatë, ku me anë të një peticioni i kërkojnë kompanisë të marrë përsipër realizmin e një filmi për Heroin tonë Kombëtar. Pas dokumentarit të prezantuar në SHBA një vit më parë për jetën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, tashmë një prej producentëve të njohur amerikanë pritet të marrë përsipër realizmin e filmit. Një vit më parë, “Illyria Entertainment Group” prezantoi në Miçigan të SHBA-ve një film dokumentar mbi jetën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dokumentari ende nuk është bërë publik i plotë, por qarkullon në formën e spoteve publicitare në sajte të ndryshme ndërkombëtare. Dokumentari cilësohet si një nga prekte më të rëndësishëm që do të shërbejë për të njohur figurën e Skënderbeut. Ndërkohë që publikimi i këtij dokumentari pritet të zgjojë edhe interesin e producentëve të ndryshëm, për ta marrë seriozisht mundësinë e një filmi artistik për jetën e Heroit tonë Kombëtar, ndërsa së shpejti pritet që në kinematë botërore të shfaqet filmi më i ri mbi jetën e Skënderbeut.
Nessun commento:
Posta un commento