Vetëm disa vjet më parë, bankierët e fuqishëm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrës dhe Frankfurtit për të propozuar biznese të reja, mënyra të reja blerjesh dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndërsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse çdo ditë në dy aeroportet ndërkombëtare më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai dhe Abu Dhabi, qëndrojnë disa ditë në hotelet me shtatë yje dhe më pas nisen për në Indi, Kinë, Amerikë Latine, Rusi dhe Evropën Qendrore. Ndryshojë fatet dhe njëkohësisht tregjet e botës. Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 për qind dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 për qind të GDP-së globale. Me sa duket, nuk do të jetë vetëm gjeopolitika ajo që do ta zhvendosë qendrën e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt një pjese tjetër të botës. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrë protagonistë të rinj, padronë të rinj që sfidojnë hapur në shoqëritë e përparuara kampionët e vjetër të industrisë, financës, të tregtisë. Janë sheikë të pasur arabë, që nuk i shpenzojnë më lekët për shërbime luksoze si në vitet ‘70-‘80, por mendojnë për të ardhmen duke e ditur mirë që një ditë, nafta do të mbarojë. Janë njerëz që investojnë në shoqëritë shumëkombëshe në vështirësi apo në gjigantët bankarë të destinuar për të dështuar. Sipërmarrës që operojnë në shkallë globale, që besojnë te të rinjtë e dalë nga universitetet më të mira të botës, por mbi të gjitha dinë të rrezikojnë. Sipas raportit të "Boston Consulting Group", pjesa më e madhe e këtyre sfiduesve vijnë nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.
lexo me teper
giovedì 6 marzo 2008
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento