domenica 16 marzo 2008

Tragjedia Gerdec ... Shperthimi i depos armeve

Lemeria e paralajmëruar

Shpërthim shkatërrues pranë Tiranës. 5 të vdekur, 243 të plagosur. Evakuohen banorët e disa fshatrave

Mesdita e djeshme ka rezultuar fatale për të paktën pesë persona që kanë humbur jetën, teksa në mënyrë të papritur ambientet e repartit ushtarak në Gërdec të Vorës janë bërë qendër e shpërthimit të municioneve që ndodheshin aty për t‘u shpërbërë. Rreth orës 12:00, në repartin ushtarak, i cili ndodhet jo shumë larg autostradës Tiranë-Durrës, për arsye që ende nuk dihen ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili ka shkaktuar dëme njerëzore dhe materiale deri në Vorë dhe në disa biznese që ndodhen përgjatë autostradës. Sipas burimeve jozyrtare, në momentin e shpërthimin në repart ishin ndodheshin 110 punëtorë, por për fat të mirë kanë qenë në kohën e pushimit dhe kjo e ka ndihmuar një pjesë të mirë të tyre të largohet me dëmtime të lehta.


lexo me teper






giovedì 13 marzo 2008

Melburn, në grep peshkaqeni gjigand




Është një fotografi që duhet ruajtur në kornizë sepse tregon një nga ato ngjarjet që mund të ndodhim vetëm një herë në jetën e një peshkatari. Bill Athanasslies, nga Melburni kishte dalë në det që prej orës 5:30 të mëngjesit. Gjatë kohës së peshkimit ai ka mundur të kapë një peshkaqen që peshonte 250 kilogram. Shqetësuese sipas peshkatarit është fakti që peshkaqeni është kapur jo shumë larg plazhit të frekuentuar nga pushuesit...

lunedì 10 marzo 2008

Hymni i Flamurit



Hymni Kombetar

Rreth flamurit të përbashkuar,

Me një dëshirë dhe një qëllim,

Të gjithë Atje duke u betuar,

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk friksohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,

Të mbrojmë Atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s'i ndajmë,

Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,

Që kombet shuhen përmbi dhé,

Po Shqipëria do të rrojë,

Për të, për të luftojmë ne.

venerdì 7 marzo 2008

giovedì 6 marzo 2008

Njerezit me te pasur ne Bote

Vetëm disa vjet më parë, bankierët e fuqishëm, fluturonin drejt Nju-Jorkut, Londrës dhe Frankfurtit për të propozuar biznese të reja, mënyra të reja blerjesh dhe marrëveshje të reja bashkëpunimi, ndërsa sot, i sheh teksa zbresin thuajse çdo ditë në dy aeroportet ndërkombëtare më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai dhe Abu Dhabi, qëndrojnë disa ditë në hotelet me shtatë yje dhe më pas nisen për në Indi, Kinë, Amerikë Latine, Rusi dhe Evropën Qendrore. Ndryshojë fatet dhe njëkohësisht tregjet e botës. Debutojnë të ashtuquajturat ekonomi me zhvillim të shpejtë, me një rritje që shkon nga 7 deri në 15 për qind dhe në shtatë vjet, kanë "pushtuar" thuajse 20 për qind të GDP-së globale. Me sa duket, nuk do të jetë vetëm gjeopolitika ajo që do ta zhvendosë qendrën e gravitetit, nga SHBA-ja, superfuqia e dikurshme, drejt një pjese tjetër të botës. Edhe fuqia ekonomike decentralizohet, duke nxjerrë protagonistë të rinj, padronë të rinj që sfidojnë hapur në shoqëritë e përparuara kampionët e vjetër të industrisë, financës, të tregtisë. Janë sheikë të pasur arabë, që nuk i shpenzojnë më lekët për shërbime luksoze si në vitet ‘70-‘80, por mendojnë për të ardhmen duke e ditur mirë që një ditë, nafta do të mbarojë. Janë njerëz që investojnë në shoqëritë shumëkombëshe në vështirësi apo në gjigantët bankarë të destinuar për të dështuar. Sipërmarrës që operojnë në shkallë globale, që besojnë te të rinjtë e dalë nga universitetet më të mira të botës, por mbi të gjitha dinë të rrezikojnë. Sipas raportit të "Boston Consulting Group", pjesa më e madhe e këtyre sfiduesve vijnë nga Kina dhe India, por pas nuk ngelen edhe vende si: Meksika, Brazili, Turqia dhe Hungaria.
lexo me teper

mercoledì 5 marzo 2008

Nokia Morph Concept Again



Scrivo di nuovo riguardo a Nokia Morph Concept, il telefonino del futuro.
Pero e' molto piu di un telefonino, perche' fa di tutto e di piu'.
Per avere qualche dettaglio in piu' basta che leggette la pagina ufficiale di Nokia al riguardo....

Ps. Oggi sono anche un po giu di Morale perche' il Milan ha perso con l'Arsenal ieri 0 a 2.
Mi spiace pero sono anche contento perche' era ora che i dirigenti del Milan si muovessero per cercare di rinforzare la squadra...

Ciao ciao

lunedì 3 marzo 2008

I vincitori del Festival di Sanremo 2008



Questa e' la canzone vincitrice del Festival della canzone Italiana per l'edizione 2008.
Una edizione che ha registrato i minimi di ascolti di sempre.
Esprimete le vostre opinioni al riguardo, e se la canzone vincitrice
vi sembra da numero uno.... ciao ciao